Përgjaken protestat në Jemen

28/04/2011 02:35

Përgjaken sërish protestat popullure në Jemen. Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj manifestuesve në kryeqytetin Sanaa duke vrarë të paktën nëntë prej tyre.

Burimet spitalore nga kryeqyteti i vendit arab, citohen nga BBC se nga të shtënat e forcave të sigurisë mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.

Përshkallëzimi i dhunës ka ardhur një ditë pas publikimit rënies dakort mes opozitës dhe presidentit Saleh, ku parashikohej që ky i fundit të hiqte dorë nga pushteti brenda 30 ditëve.

Por klauzola e kësaj marrëveshje e cila i siguron presidentit Saleh, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë imunitet nga hetime të mëvonëshme, kanë nxitur zemërimin popullor. Mijëra persona kanë dalë në rrugë për rrëzimin e kësaj marrëveshje.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, mbi 130 persona kanë humbur jetën në Jemen që nga nisja e protestave anti-qeveritare në muajin Janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA