Marok, shpërthim në qendër të Marakeshit

28/04/2011 15:35

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sheshin kryesor të qytetit të Marrakeshit, në Marok, duke vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur 20 të tjerë.

Autoritetet lokale deklarojnë se shpërthimi, i ndodhur në një nga zonat më turistike të qytetit, është i tipit kriminal, ndërsa lajmet e para flisnin për një shpërthim aksidental të shkaktuar nga një bombul gazi.

Së fundmi Maroku ka përjetuar dy muaj protesta masive, përmes të cilave qytetarët kërkonin lënien e pushtetit nga mbreti Mohamed VI, ashtu sikurse po ndodh në pjesën tjetër të rajonit.

Një zyrtar i policisë tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se stafi i një kafeneje dhe klientë të saj, janë mes viktimave, pjesë e të cilave janë edhe disa të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA