Indi, cifti i pret fytin të birit dhe mbesës
28/04/2011 19:25
Sakrifikuan në një rit, duke iu prerë fytin, të birin 4-vjecar dhe mbesën 9 vjece, me shpresën se do të gjenin një thesar në pronën e tyre.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Indi dhe ka si autor një murator 34-vjecar dhe bashkëshorten e tij, që janë dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Aurangabadit, në shtetin qendror të Maharashtrës. Cifti këshillohej edhe nga një “shenjtor”, që tani është shpallur në kërkim.
Top Channel