Barcelona denoncon Mourinho-n

28/04/2011 20:55

Shërbimet juridike të Barcelonës do të denoncojnë tek UEFA trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, pas deklaratave të portugezit pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid-Barcelona 0-2.

“F.C Barcelona ka vendosur të denoncojë trajnerin e Real Madrid në Komitetin e Disiplinës dhe Kontrollit të UEFA-s për deklaratat e tij”, tha Toni Freixa, zëdhënësi i klubit katalanas.

“Është e papranueshme që dikush të vërë në diskutim historinë e Barcelonës dhe lidhjen tonë me UNICEF”, shtoi Freixa.

Denoncimi i katalanasve vjen pas këtyre deklaratave që bëri Jose Mourinho pas ndeshjes së djeshme gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve: “Mua do më vinte turp të fitoja kështu një Champions. Nuk e di nëse është fuqia e UNICEF-it apo e Villar-it (zëvendëspresident i UEFA-s). Nuk e kuptoj, por përgëzoj Barcelonën për ekipin fantastik dhe për ndikimin që ka.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA