Një gjykatë në Bahrein ka shpallur fajtorë katër protestues dhe i ka dënuar ata me vdekje për vrasjen e dy oficerëve të policisë gjatë manifestimeve.
Tre protestues të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ushtarake, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Autoritetet e Bahreinit i janë përgjigjur ashpër protestave që filluan në shkurt, pas atyre të nisura në Tunizi dhe Egjipt.
Qindra persona janë arrestuar për pjesëmarrje në manifestime, shumica e të cilëve nuk kanë mundësi të komunikojnë me familjet e tyre.
Shtatë të dënuarit u gjykuan në një proces me dyer të mbyllura nën akuzën e vrasjes me paramendim të funksionarëve të shtetit.
Grupet për të drejtat e njeriut deklarojnë se atyre u është mohuar kontakti me të afërmit si dhe mundësia për të pasur një përfaqësi ligjore.
Top Channel