Ali Agca: Dua të lutem mbi varrin e Papës

28/04/2011 17:40

Ali Agca, ish “ujku gri” që tentoi të vriste Papa Gjon Palin II më 13 maj të 81-shit, dëshiron të shkojë në Vatikan për t’u lutur para varrit të atit të shenjtë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Agca, i cili ka saktësuar se pas Vatikanit klienti i tij dëshiron të zhvillojë edhe një vizitë në Portugali.

Sipas avokatit, “ujku” ka bërë kërkesë për vizë pranë ambasadës italiane dhe asaj portugeze në Ankara, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Këtë vit bëhen plot 30 vjet nga atentati ndaj Karol Wojtyla. Agca, autori material i atentatit, ka akuzuar struktura të Vatikanit për organizimin e tij.

Së shpejti në Turqi do të publikohet edhe një libër i ri i shkruar nga vetë atentatori, ku pritet të dalin variantet e tij lidhur me ngjarjen që tronditi botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA