Adebayor: Lojtarët e Barcelonës qajnë si fëmijë

28/04/2011 15:10

Emmanuel Adebayor, sulmuesi i Real Madrid, kritikoi ashpër sjelljen e lojtarëve të Barcelonës në fushën e lojës në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që përfundoi me rezultatin 0-2 për katalanasit.

“Futbolli është një lojë për burra por sa herë që luajmë ndaj Barcelonës, sa herë që ka një dyluftim fizik ata shtrihen në tokë dhe fillojnë e qajnë si fëmijë”, deklaroi sulmuesi togolez.

“Kam luajtur 3 herë ndaj tyre dhe gjithmonë arbitri na ka nxjerrë një lojtar me karton të kuq. Të gjithë flasin për fair play-n e Barcelonës, por unë mendoj se ata nuk luajnë lojë të ndershme. Në çdo kontakt apo top të diskutueshëm ata rrëzohen dhe vënë duart në fytyrë”, shtoi Adebayor.

“Trajneri, lojtarët dhe tifozët e Barcelonës vetëm ankohen gjatë gjithë kohës. Barcelona është një klub fantastik që luan një futboll fantastik, por nuk duhet të vazhdojë më me këto gjëra”, përfundoi sulmuesi i Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA