
Ngjarja e ndodhur në ndeshjen mes Laçit dhe Flamurtarit, nxjerrë sipas gjasave, përfundimisht skuadrën e Vlorës nga lufta për titullin kampion. (UPDATE)
Diferenca pas kësaj jave ku Skëndërbeu fitoi me Tiranën 0-1, shkoi në 4 pikë në 3 ndeshje nga fundit.
Drejtuesit e klubit të Flamurtarit kanë kërkuar fitoren në tavolinë për ndeshjen me Laçin për shkak të goditjes së portierit të tyre Moçka i cili shkoi në spital, por që një gjë e tillë duket e pamundur të ndodhë.
Për këtë arsye një pjesë e tifozëve të Flamurtarit ishin mbledhur në sheshin e qytetit duke protestuar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, Skëndërbeut dhe ministrit të Financave Ridvan Bode, si një nga mbështetësit kryesorë të skuadrës korçare.
Protesta e tifozëve të Flamurtarit duket se do të vazhdojë e do të spostohet pranë zyrave të FSHF-s në Tiranë, për të kërkuar drejtësi ndaj asaj që po i ndodh skudërs vlonjate, megjithatë e vetmja masë administrative që mund të merret do të jetë ajo ndaj fushës së Laçit që gjithsesi nuk duket se do të influencojë apo do të ndryshojë barazimin 1-1 që prodhoi kjo ndeshje.
Ndërkohë vetë portieri i Flamurtarit, shpëtim Moçka, i cili ka dalë ditën e mërkurë nga spitali në deklaratën e tij të parë për mediat tregon gjithçka ndodhi në fushën e Laçit.
“Kur hyra ne pjese te dytë jam kthyer me kurrizë nga tifozeria dhe aty jam qëlluar me gurë, çakmak, kapsolla dhe aty humba ndjenjat”, u shpreh Moçka.
Top Channel