Teksa është takuar me qytetarë të minibashkisë numër 5, në zonen e
ish-Bllokut, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama u bën thirrje
qytetarëve të mos frikësohen nga presioni që u bëhet punonjësve të
administratës, mësuesve, policëve e deri tek ushtarëve të gardës, pasi
vota është fshehtë.(UPDATE)
“Të gjitha presionet synojnë vetëm tkurrjen, frikësimin, dekurajimin sepse në të vërtetë vota është e fshehtë askush nuk mund ta kontrollojë. Të gjithë ata që janë të kërcënuar, duhet ta kuptojnë se kanë një arsye më shumë për të votuar për Aleancën për të Ardhmen”, tha Rama.
Ulur bashke me qytetaret, ne nje nga lokalet e kesaj zone, Rama ka ironizuar me premtimet e rivales se kandidates socialiste, Jeta Seitaj.
“Qytetarët e dinë mirë se cfarë fshihet pas buzëqeshjes së Eleonorës, se të nesërmen do të gdhihen të lumtur. Që ëndrrat të bëhen realitet ka vetëm një rrugë, ajo e sakrificave të vërteta dhe punës së madhe”, tha Rama.
Menjehere pasi u takua me qytetaret Rama ka inauguruar 23 autobuse te rinj, te cilet i shtohen linjes se Tiranes dhe linjes se Saukut , nderkohe qe premtoi dhe shtimin e dy linjave te reja ne kryeqytet.
“Presim 8 majin për të cliruar Këshillin Bashkiak, me qëllim që të kthehet në standarde europiane linja Kombinat- Kinostudio”, tha Rama.
Autobuset me kilometrazh 0, kondicioner, kamera sigurie dhe kushte te tjera, korsite e dedikuara per to si dhe cmimi i lire i biletes do te bejne sipas Rames qe transporti publik te jete me i frekuentuari ne qytet duke ulur keshtu ndotjen nga automjetet.
Top Channel