Papa, rrezik atentatesh gjatë lumturimit

27/04/2011 16:10

Në Romë është gjithcka gati për lumturimin e Papa Wojtyla, që do të mbahet më 1 maj dhe ku pritet të marrin pjesë mbi 1 milion persona.

Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i kryeqytetit italian, Giuseppe Pecoraro, ndërkohë që shefi i policisë italiane, Antonio Manganelli ka paralajmëruar rrezikun nga sulmet terroriste.

“Prania e disa personave, si krerë shtetesh apo qeverish, përbën rrezik për sulme terroriste”, ka deklaruar Manganelli.

Për këtë arsye, ka shpjeguar numri një i policisë, këto ditë do të rriten masat e sigurisë, do të zhvillohen hetime dhe do të mblidhen informacione nga shërbimet sekrete.

Ndërkohë, në nder të Papa Wojtyla, ditën e lumturimit në një kanal televiziv italian do të transmetohet një film i animuar mbi jetën e Gjon Palit të Dytë.

Filmi titullohet “Karol, jeta e Papa Gjon Palit II” dhe do të trajtojë jetën e atit të shenjtë që nga rinia dhe rrugën e tij shpirtërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA