Prokuroria e Tiranës u ka dhënë fund hetimeve për shitjen e barnave në
Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine” në Tiranë, pas
kallëzimit penal te drejtorit te ketij spitali Halim Kosova.
Per kete ceshtje taks force ka derguar si te pandehur ne gjykate dy kryemami dhe dy farmaciste te ketij spitali. Dashuri Kadesho dhe Lirie Shehaj, kryemami dhe Vitore Zhupa e Marije Dobra farmaciste jane derguar per gjykim nen akuzen e falsifikim dokumentesh dhe shperdorim detyre. Abuzimet me ilacet, sipas prokurorise, jane evidentuar nga Halim Kosova i cili thote ne kallëzimin e tij se gjate nje kontrolli rutine per administrimin e medikamenteve dhe materialeve te mjekimit nga farmacia, ka verejtur pasaktesi ne dokumentacion dhe levizjen e ketyre materialeve.
Sipas kallëzimit, ne dokumente jane shtuar zero ne shifra dhe jane fshire shifrat qe perfaqesonin sasite e barnave te kerkuara ose qe ne fakt ishin terhequr nga materniteti.
Prokuroria, gjate hetimeve ka zberthyer menyren se si terhiqeshin barnat nga magazina dhe ne menyre false shperndaheshin neper reparte, por qe faktikisht ato shiteshin jashte maternitetit ne favor te te pandehurave. Pasi percaktohej sasia e medikamenteve qe nevojitej per pacientet nga mjeket, kryemamite dhe kryeinfermieret benin terheqjen nga magazina farmaceutike. Pas ketij procesi ato falsifikonin bllokun e daljes se ilaceve duke ndryshuar shifrat. Sasia e tepert e ilaceve hidhej ne treg nga falsifikatoret duke perfituar ketu te ardhura financiare.
Nderkohe ne nje tjeter spital ne Tirane emri i te cilit nuk behet publik per arsye hetimore, po kryhen hetime per shitjen e barnave te rimbursuara pacienteve.
Top Channel