Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë që t’i kthejë sytë nga bujqësia për të mbrojtur qytetarët nga rritja e cmimeve.
“Banka e Shqipërisë vlerëson se politikat në nxitje të prodhimit të brendshëm, që ulin ekspozimin e ekonomisë shqiptare ndaj goditjeve të jashtme, përbëjnë një domosdoshmëri”, deklaroi Fullani.
Guvernatori shpjegoi arsyet se pse qytetarët po përballen me rritje cmimesh në treg dhe paralajmëroi se inflacioni do të mbetet i lartë edhe gjatë muajve të ardhshëm.
“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, inflacioni reflektoi rritjen e lartë të çmimeve të disa produkteve ushqimore, rritjen e mëtejshme të çmimeve të naftës, si dhe rritjen e çmimeve të barnave mjekësore. Në të ardhmen, presionet inflacioniste përgjatë horizontit kohor të veprimit të politikës monetare parashikohen të mbeten të larta, por intensiteti i tyre do të vijë në rënie gjatë tremujorëve të tjerë vitit”, nënvizoi Fullani.
Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 5.25 për qind.
Top Channel