Cesc Fabregas larg Arsenalit
27/04/2011 10:40
Gazeta britanike The Sun publikon ditën e sotme se Arsenal ka pranuar përfundimisht se kapiteni i saj, Cesc Fabregas, dëshiron të fillojë një aventurë të re në një ekip tjetër.
Një burim pranë klubit anglez ka theksuar: “Drejtuesit e Arsenalit po kuptojnë se cikli i Fabregas tek ky ekip ka përfunduar. Spanjolli ka kaluar 8 vite në Londër, por mungesa e trofeve bën që ai të kërkojë një klub tjetër për të vazhduar karrierën.”
Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, i kërkoi Barcelonës 45 milionë euro për 23-vjeçarin gjatë merkatos së kaluar, por tashmë duket se do të jetë i detyruar të ulë çmimin e mesfushorit.
Top Channel