Bundesliga, Hoeness: Bajerni kërkon Neuer

27/04/2011 16:00

Bajenri i Mynihut është i interesuar për Manuel Neuer, por nuk është gati të paguajë një shifër astronomike për portierin e Schalke, vlerësimi për të cilin ka kaluar 20 milionë euro.

“Ne duam Manuel. Nëse ka vullnet nga ana e futbollistit një zgjidhje mund të gjendet, por drejtuesit e Schalke nuk duhet të kërkojnë shifra astronomike”, ka theksuar Uli Hoeness, president i Bajernit.

Neuer, 25 vjeç, kishte lajmëruar se nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën me Schalke, që skadon në 2012-ën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA