Barcelona, Iniesta do të mungojë
27/04/2011 11:00
Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, nuk do të luajë sot në gjysmëfinalen e parë Real Madrid-Barcelona, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës e konfirmoi lajmin në konferencën për shtyp që dha dje: “Iniesta do të mungojë 100%. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e kthimit.”
Mendohet se zëvendësuesi i tij do të jetë Seydou Keita.
Gjithashtu, Guardiola ka vështirësi edhe në formimin e mbrojtjes pas dëmtimeve të Abidal, Adriano dhe Maxwell. Kapiteni Puyol mund të luajë në të majtë, ndërsa Mascherano në qendër së bashku me Pique.
Në sulm do të luajnë Messi-Pedro-Villa. Jeffren do të jetë alternativa e vetme në stol.
Top Channel