Anëtarësimi në BE, Sekui: Plotësoni reformat
27/04/2011 10:45
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui deklaroi se
Shqipëria duhet të plotësojë reformat që të sigurojë anëtarësimin në
bllok.
Sipas diplomatit anëtarësimi është një hap shumë i rëndësishëm dhe vlerësohet në bazë të maturimit të demokracisë.
“Në insistojmë në konsensusin politik. Lëvizja e lirë është ë rëndësishme, por është hapi i parë drejt BE-së”, tha Sekui.
Ambasadori bëri me dije se raporti i KE-së për lëvizjen e lirë publikohet në muajin qershor, por ai shprehu besimin se do të jetë pozitiv.
Top Channel