Vrasja në Dibër pas sherrit për lëndën drusore

26/04/2011 09:10

Pas një konfrontimi me armë në Lurë si rezultat mbeti i vrarë shtetasi
Nuri Kaci dhe është plagosur Fasli Hoti. Ky i fundit eshte derguar me
helikopter ne Tiranë në Spitalin Ushtarak për t’u kuruar.

Sipas familjareve te viktimes sherri për këtë ngjarje e ka zanafillën qe perpara 6 muajve, ku mes dy paleve ka patur mosmarrëveshje për prerjen në mal të lendes drusore.

Viktima Nuri Kaci ka prere lende drusore ne malin e tij nje automjet te cilen e ka shitur. E ndersa nga pala tjeter pra nga personi i plagosur Fasli Hoti e ka akuzuar viktimen qe lenden drusore e ka prere ne malin ku eshte prona e tij dhe si shperblim i ka kerkuar viktimes qe ta demshperblente me nje shume prej rreth 1 milion leke te vjetra.

Si rezultat i mos renies dakort nga te dy palet nis konfrontimi me arme ne dalje te fshatit Lure prane ures automobilistike ku si pasoje jane degjuar te shtena te shumta dhe te gjata me armesh ku ka ngelur i vrare Nuri Kaci dhe eshte plagosur Fasli Hoti. Menjehere pas ngjarjes kane arritur ne vendin me helikopter ku ndodhi krimi forcat e nderhyrjes se shpejte si dhe forca te shumta efekivave te  Drejtorise se Policise se Qarkut te Dibres.

Ne cilesine e prova materiale jane sekuestruar disa lloj armesh te kalibreve te ndryshme, gjithashtu jane shoqeruar disa persona qe mund te jene implikuar me ngjarjen si dhe disa deshmitare te cilet kane pare nga larg skenen e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA