Janë të paktën 393 të vdekur në Siri që prej fillimit të manifestimeve kundër regjimit të presidentit, Bashar Assad.
Lajmin e ka bërë të ditur “Amnesty International”, duke theksuar se “reagimi i ashpër i qeverisë siriane ka arritur një kulm të ri të turpshëm me bombardimet e ushtrisë kundër ndërtesave civile në Deraa, në jug të vendit”.
“Duke përdorur artilerinë ndaj njerëzve të vetë, qeveria e Damaskut ka treguar synimin për të shtypur protestat praktikisht me çdo kusht, cilido qoftë çmimi në jetë njerëzore”, ka deklaruar Malcolm Smart, drejtori i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
“Assad duhet të ndalë dhunën, të tërheqë ushtrinë nga Deraa, të sigurojë fillimin e furnizmit me ujë dhe energji dhe të lejojë mbërritjen e ndihmave për viktimat e kësaj masakre të papranueshme”, thekson ai.
Top Channel