Seedorf: Më parë kampionati, pastaj karriera
26/04/2011 13:25
“Më parë kampionati, pastaj e ardhmja”. Me këto fjalë Clarence Seedorf u
është përgjigjur pyetjeve të faqes holandeze “Voetbal International”.
Kontrata e mesfushorit me Milan përfundon në qershor dhe lojtari po vlerëson oferta të ndryshme, mes të cilave atë të Korinthas.
Ndërmjetës për këtë plan është bërë ish-shoku i tij i skuadrës, Ronaldo, i cili ka treguar se si është përpjekur të afrojë holandezin me klubin brazilian.
“Seedorf është i tunduar nga kjo aventurë dhe mendoj se oferta është bërë, nuk e di si do të përfundojë. Edhe Flamengo është në bisedime”, ka deklaruar fenomeni.
Top Channel