Neuer: Mund të fitojmë ndaj M.United

26/04/2011 15:30

Manuel Neuer, portieri i Schalke 04, beson se ekipi i tij mund të bëjë sërish surprizën në gjysmëfinalen ndaj Manchester United në Ligën e Kampioneve, ashtu siç bëri ndaj Interit kur fitoi me rezultatin e përgjithshëm 7-3.

“Edhe ndaj Interit nuk ishim favoritë, por fituam. Nuk kemi frikë nga Manchester United. Kemi respekt të madh për lojtarë si Rooney, por do të bëjmë ndeshjen tonë”, shprehet portieri gjerman.

Neuer ka besim se shoku i tij i ekipit, Raul Gonzalez, do të vazhdojë të shënojë në kompeticionin më të madh europian: “Raul është shumë i rëndësishëm për ne. Ka shumë eksperiencë dhe statistikat e tij janë të pabesueshme në Champions. Shënon 1 gol çdo 2 ndeshje prandaj besoj se në këto dy ndeshje ndaj anglezëve ai do të shënojë të paktën një gol.”

Top Channel