Moçka në spital, policia: Faji i tij

26/04/2011 15:00

Shpëtim Mocka, portieri i ekipit Flamurtari që u dëmtua pas hedhjes së
sendeve të forta në stadiumin e Lacit, ka përfunduar pa ndjenja në
spitalin e qytetit bregdetar të Vlorës.

Sipas mjekut të ekipit vlonjat, Mocka pasi mori ndihmën e parë në Lac, u dërgua për në spitalin Vlorës.

“Ka një plagë në kokë me një hematomë. Hemoragjia është e pushuar, por i sëmuri nuk mban mend rrethanat e ngjarjes. Ka ende probleme, sepse ka një ulje të dëgjimit në veshin e djathtë”, thotë mjeku.

Mocka eshte vizituar nga presidenti i ekipit te Vlores, Shpetim Gjika, i cili ka kerkuar hapjen e hetimeve ne lidhje me incidentin si edhe i ka kerkuar organeve kompetente te marrin masa.

“Keto janë akte kriminale të një qeverie në ikje. Duhet të hapen hetimet për këtë ngjarje,ndërsa organet kompetente duhet të marrin masa”, tha Gjika.

Por nderyshe mendon organi kompetent, nga i cili pritej nje reagim i ashper. Edhe pse incidenti ishte i rende dhe i denueshem gjate te henes pasdite, shefi i komisariatit të Kurbinit nuk ka fajesuar aspak tifozet e Lacit, ne lidhje me incidentin, por cuditerisht portierin e demtuar. Shefi i komisiariatit perpiqet te minimizoje aktin e rende duke deklaruar se incidenti ishte i provokuar.

Sipas numrit nje te policise ne Lac, pas ndeshjes policia ka arritur te neutralizoje nje konflikt qe mund te kishte rezultuar sipas tij fatal, ndersa deklaron se asnje pjesetar i ekipit te Vlores, nuk ka bere denoncim ne lidhje me situaten.

Autobusi i skuadres se Flamurtarit u sulmua me gure pas ndeshjes, nderkohe qe policia duhet te kishte nisur vete hetimet per aktet e ndodhura ne flagrance. Numri një i bluve ne Lac, thote se eshte identifikuar autori i thyerjes se xhamit te autobusit te ekipit te Vlores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA