Moçka pa ndjenja në spital
26/04/2011 00:05
Shpëtim Moçka portieri i ekipit Flamurtari që u dëmtua pas hedhjes së sendeve të forta në stadiumin e Laçit, ka përfunduar pa ndjenja në spitalin e qytetit bregdetar të Vlorës.
Sipas mjekut të ekipit vlonjat, Moçka pasi mori ndihmën e parë në Laç u dërgua direkt për në spitalin Vlorës.
Ndërkohë mjeku i shërbimit në Spitalin e Vlorës, pohon se Moçka do të mbahet në vëzhgim gjatë të gjithë natës.
Top Channel