Libia, Obama vlerëson rolin e Italisë
26/04/2011 00:40
Presidenti amerikan, Barak Obama ka vlerësuar rolin kyç, siç e quajti ai, të Italisë në situatën në Libi.
Falenderimi i Obamës ka ardhur gjatë një telefonate që kreu i Shtëpisë së Bardhë ka patur me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.
“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për Italinë dhe qendrimin e mbajtur prej saj për të shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë sulme ajrore kundër regjimit të Gedafit në Libi. Mirëpresim vendimin e Italisë për të mbështetur ushtarakisht operacionin e përbashkët aleat, Unified Protector”, mësohet të ketë thënë Obama gjatë telefonatës së patur me Berluskonin mbrëmjen e së hënës.
Top Channel