Kirsten Dunst hap “portën e fshehtë”

26/04/2011 11:55

Aktorja Kirsten Dunst ka pranuar të performojë në filmin e ri të
regjisores Sofia Coppola, “Porta e fshehtë”, skenari i të cilit duhet
ende të përfundojë.

Megjithatë, regjisorja fituese e Luanit të Artë në festivalin e fundit të Venecias ka preferuar ta bëjë publik lajmin në faqen e saj në rrjetin social Twitter.

Kështu, Coppola i është rikthyer punës sërish me Dunst, me të cilën ka bashkëpunuar në filmat “Kopshti i virgjëreshave” dhe “Maria Antoneta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA