Analisti Artur Zheji, aktualisht drejtues i ATSH-së, vlerëson se dhënia e kasetave të gatshme nga partitë tek televizionet nuk është pozitive.
“Do ishte mirë që lajmi të mos jepet i gatshëm”, ka deklaruar ai gjatë një debati në emisionin “Shqip” në Top Channel.
Megjithatë, Zheji është shprehur kritik ndaj TCH, që sipas tij transmeton fushatat e Ramës dhe Berishës dhe anashkalon Bashën, i cili i sjell kaseta të montuara.
“Kam parë fushatën dhe gazetari i Top Channel ka gjetur një militant që vlerëson Ramën dhe një tjetër që shan Bashën. Në këtë kontekst mendoj se një kasetë e dikutj tjetër nga kjo kasetë që unë shoh në këtë kanal televiziv nuk përbën një ndryshim”, ka pohuar Zheji, i cili ka sqaruar edhe motivet e qëndrimit të tij.
“E dyta, zoti Rama nuk pranon një debat me Bashën, nuk pranon që Basha është kandidati simetrik i tij. E treta, ndodh që tek Top Channel të shohim zotin Rama si kryetar i PS, si kandidat për kryetar bashkie dhe Berishën si kryetarin e PD. Që do të thotë, prodhohet simetria Berisha-Rama dhe zoti Basha është humbje. Si përfundim, po ndodh që po krijohet një terr informativ në emër të një standarti”, ka shtuar Zheji.
Top Channel