Siria mbyll pikat kufitare me Jordaninë
25/04/2011 17:00
Siria ka mbyllur të gjitha kalimet në kufi me Jordaninë, pasi ushtria ka
ndërmarrë një ofensivë kundër manifestuesve në Dara, në jug të vendit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike nga qyteti i Amanit, sipas të cilave kalimi tranzit në pikat kufitare të Darasë dhe Nasibit është bllokuar.
Ndërkohë, nga ndërhyrja e 3 mijë trupave ushtarake me tanke të blinduara në Dara deri tani llogariten 25 të vdekur.
Pas lutjes së mëngjesit, snajpera besnikë ndaj qeverisë kanë filluar të qëllojnë ndaj ndërtesave të ndryshme, duke penguar njerëzit të dalin në rrugë.
Në qytetin jugor, epiqendër e protestave, qeveria ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtria ka hyrë me forcë në disa shtëpi.
Top Channel