Siria, epiqendra e botës arabe

25/04/2011 20:40

Kriza e Sirisë mund t’i ndryshojë pamjen Lindjes së Mesme. Për të arritur në këtë konkluzion, analisti i BBC-së Xhonatan Markus i kthehet ngjarjeve të shkurtit, në vitin 1982, kryengritjes së suniteve në qytetin e Hamas.

Asokohe revolta u shtyp nga i ati i presidentit aktual të Sirise, Hafez Al Asad. Shifrat variojnë, por mijëra njerëz u vranë.

Në fakt, Siria është një mozaik komunitetesh dhe presidenti Bashar Al Asad mund të besojë se duke përdorur këto ndasi, mund ta mbajë pushtetin.

Familja dhe rrethi i tij i ngushtë kanë lidhje të ngushta me ushtrinë, cka do të thote se skenari i Egjiptit nuk do të përsëritet në Siri.

Ngjarjet në këtë vend po ndiqen me shumë vëmendje, jo vetëm në Lindjen e Mesme. Siria është e rëndësishme, në atë mënyrë që e bën Libinë të duket një vend i madh periferik.

Siria është një element kyc në aleancen që bashkon Iranin, Hezbollahun në Liban, Hamasin në Rripin e Gazës dhe grupe të tjera ekstremiste palestineze që kundërshtojnë paqen me Izraelin.

Nëse Siria rrëzohet në kaos, kjo aleancë mund të dobësohet, por ndikimi më serioz mund të ndihet në Liban, një tjetër vend i përbërë nga komunitete që nuk i janë gëzuar stabilitetit afatgjatë të Sirisë.

Në anën tjeter, një Siri e fortë përfaqëson një element stabiliteti për Libanin. Kaosi i njërit vend mund të pasohet te tjetri.

Izraeli po i ndjek ngjarjet e fqinjit verior me shqetësim. Siria ka qenë një armik i parashikueshëm. Madje, në Izrael ka nga ata që argumentojnë se duhet bërë një marrëveshje me Sirinë përpara cdo pakti me palestinezët.

Politika gjeografike, sic thotë Xhonatan Markus, po ndryshon, ndikuar nga e ashtuquajtura “Pranvera Arabe”.

Nryshimet po ndiqen edhe nga SHBA. Amerikanët synojnë ta bëjnë të pranueshëm liderin sirian. Qëllimi: për ta lëshuar në kampin e Perëndimit dhe ta inkurajojnë që të distancohet nga Teherani.

Se ku po shkon Lindja e Mesme, kjo është ende e paqartë. Libia është një provë, por Siria është shumë më e rëndësishme për rajonin si një e tërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA