Sherr e tension në Superligë

25/04/2011 22:20

Tensioni dhe lufta për titullin kampion në Superligë i ndikuar edhe nga situata në vend, ka prodhuar këtë javë, dhunë dhe shumë kontestime në ndeshjet e dy kryesueve Skënderbeu dhe Flamurtari.

Korcarët kanë fituar ndaj Tiranës me një 11 metërsh të dyshimtë gjë e cila solli irritimin e tifozëve bardheblu të cilët kanë hedhur sharje ndaj FSHF-së dhe skuadrës korcare.

Ndërkohë dhunë ka patur edhe në Lac, ku ndeshja është ndalur për më shumë se 30 minuta pas dëmtimit të Mockës me sende të forta të hedhura nga tifozët lacianë.

Përvec gurëve në fushë, lacianët kanë hedhur sende të forta edhe në drejtim të autobuzit të skuadrës vlonjate, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Ndeshja e cila u mbyll pas më shumë se 2 orësh përfundoi në barazim 1-1.

Një vendim tepër i dyshimtë i gjyqtarit Hoxha i cili dha një 11 metërsh në favor të Skënderbeut solli fitoren e këtyre të fundit 0-1 në Qemal Stafa.

Përvec 11metërshit në favor të Skënderbeut situata në fushën e lojës u acarua edhe disa herë të tjera, kjo pasi sipas bardhebluve vendimet e gjyqtarit Hoxha ishin në disfavorin e tyre.

1-1 përfundoi ndeshja maratonë në lac mes vendasve dhe Flamurtarit, sfidë që nuk u luajt për më shumë se 30 minuta pas dëmtimit të portierit vlonjat Mocka nga sendet e forta. të hedhura në fushë.  

Lacianët e nisën shumë mirë ndeshjen, pasi 28 sekonda nga starti ata kaluan në avantazh me Hysën.

Përpjekjet e vlonjvatëve për të barazuar u shpërblyen vetëm në pjesën e dytë, me golin e Ahmataj.

Tashmë Flamurtari i Maganit shpreson në një mrekulli për përmbysjen e diferencës prej 4 pikësh me Skënderbeun e vendit të parë.
Kundërshtarët e ardhshem të vlonjatëve janë Tirana, Vllaznia dhenë javën e fundit Skënderbeu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA