Seuli forcon mbrojtjen ndaj Koresë së Veriut
25/04/2011 14:00
Koreja e Jugut ka përforcuar arsenalin e vet në dy ishujt e Detit të Verdhë, pranë kufirit me Korenë e Veriut.
Shtimi i mbrojtjes ka ardhur pas frikës për një sulm të ri të Penianit pas bombardimeve të nëntorit të shkuar.
Lajmin e bën të ditur agjencia Yonhap, që citon një burim të qeverisë së Seulit, sipas të cilit, ushtria ka instaluar një numër të madh mjetesh mbrojtëse të serisë ‘Kuryong’, në ishujt Baengnyeong dhe Yeonpyeong.
Top Channel