Rikthehet treni i linjës Tokio-Sendai
25/04/2011 16:45
Treni i shpejtësisë së lartë që lidh Tokion me Sendain, qytet në
veri-lindje të Japonisë, ka rifilluar sot shërbimin, për herë të parë
pas tërmetit të 11 marsit.
Janë rreth 300 kilometra distancë mes Tokios dhe Sendait, kryeqytet i prefekturës së Mijagit, epiqendër e tërmetit dhe tsunamit të muajit të kaluar.
Ndërkohë, linja hekurudhore e Tohokut, që arrin deri në majën veriore të ishullit të Honshut, pritet të jetë operative nga e premtja e ardhshme.
Top Channel