Deputeti Sajmir Tahiri akuzoi kandidatin e demokratëve për bashkinë e
Tiranës, Lulzim Basha, lidhur me cështjen e posedimit të tre pasaportave
dhe fshehjes së pasurisë dhe deklarimit pavërtetë të shitjes së një
shtëpie në Holande.
“Perse shtëpinë që shiti në Holandë në 2008 e deklaroi të shitur në 2007? Si ka mundësi që shtëpinë e shitur në 2007 e shiti në 2008 e shiti më të njëjtin cmim si një vit më parë? Ku i gjeti paratë për të shlyer kredinë e marrë në një bankë hollandeze një vit më parë se të shiste shtëpinë? Si ka mundësi që një ministër ka detyruar shtetin shqiptar ta pajisjë me tre pasaporta diplomatike të vlefshme njëkohësisht? Shqiptarët do e nxjerrin Bashën para drejtësisë me votën e 8 majit”, tha Tahiri.
Top Channel