Pogradec, nëna braktis foshnjën 1-javeshe
25/04/2011 21:40
Policia e qytetit të Pogradecit i ka shpëtuar jetën një foshnje që ishte braktisur nga nëna e saj.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nëna 32-vjecare është ndaluar nga uniformat blu, të cilat e kanë nxjerrë para prokurorit.
Sipas burimeve, organi i akuzës ka vendosur ta procedojë penalisht shtetasen V.G në gjendje të lirë. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se do të kthehej ta merrte fëmijën e saj.
Burimet shtojnë më tej se foshnja është gjetur nga policia në një bunker dhe më pas është dërguar në maternitetin e qytetit.
Top Channel