Majko: Fushata, të jetë e qetë
25/04/2011 13:20
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko deklaroi prej Korcës se
fushata zgjedhore duhet të karakterizohet nga normaliteti duke ruajtur
ekuilibrat.
Sipas deputetit kandidati socialist për bashkinë e Korcës ka kërkuar debat me rivalin e tij, pasi kundërshtarët duhet të komunikojnë dhe përballen me njëri-tjetrin para qytetarëve për ta bere ata më pas përzgjedhjen e duhur.
Ndërkohë deri më sot fushata ka shënuar incidente dhune në zona të ndryshme të Shqipërisë por edhe në Tiranë. Pak ditë më parë kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për fushatë të qetë dhe finalizim të tyre me një ditë të qetë zgjedhjesh më 8 maj.
Top Channel