Ligj për të kontrolluar peshkimin

25/04/2011 16:55

Ligji i ri i peshkimit do të ndalojë peshkimin me rrjeta fundore nga
muaji qershor deri në shtator, pasi shumë lloje peshqish janë drejt
zhdukjes.

Por vec masave per kontroll dhe ulje te informalitetit, ministria e Mjedisit po kërkon të fuqizojë marketet e peshkut që mendohen të ndërtohen pranë porteve kryesore të vendit

“Do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi një marrëdhënie shumë të fuqishme mes strukturave të shtetit dhe strukturave private që janë të gatshme të investojnë sidomos në merkatot e peshkut, si dhe për të ndërtuar dhe zgjeruar atë hallkë të domosdoshme, për të ecur në rrugë të drejtë në zbatimin e këtij ligji”, tha ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Vitin e ardhshem pritet qe ne portin e Shengjinit te ngrihet nje market peshku, kostoja e se cilit mendohet te jete 70 milion leke.

Ne vend numerohen te pakten 280 anije peshkimi dhe rreth 300 barka, gjendja e se cilave nuk eshte e mire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA