Libi, sulmohet zyra e Gedafit

25/04/2011 08:20

Një predhë e lëshuar nga një avion i NATO-s ka shkatërruar gjatë natës godinën e kompleksit Bab al-Aziziyah, që përdoret nga Muamar Gedafi për mbledhjet e tij.

Rreth 45 persona kanë mbetur të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Dëmet më të mëdha i ka pësuar një godinë shumëkatëshe që sipas rojeve shërbente si biblioteka dhe zyra e Gedafit si dhe një tjetër godinë ku lideri libian priste vizitat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA