Në një seance 15 minutëshe, Kuvendi i Shqipërisë trajtoi 4 dekrete të Presidentit të Republikës.
3 prej tyre kishin te benin me shkarkime dhe emerime ministrash. Dekreti i pare per shkarkimin e Lulzim Bashes nga Minister i Brendshem mori dy vota kunder nga dy deputete socialiste, Arben Cuko dhe Andis Harasani.
Grupi socialist, nuk mori pjese fare ne votim dhe me pas braktisi sallen e Parlamentit, duke ia lene te gjithe vendimarrjen mazhorances. Ne emerimin e Bujar Nishanit si minister i Brendshem kishte serish nje vote kunder, ajo e socialistit Andis Harasani, qe u largua i fundit nga salla.
Megjithate asnje nga votat kunder nuk mund te kete nje kuptim te vecante politik. Nje i tille mund te thuhet vetem per votimin ne bllok te 73 deputeteve te mazhorances per te rrezuar dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili ktheu ne Kuvend ligjin per pullat fiskale, me arsyetimin se shkelte nje nen te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit te Shqiperise me Bashkimin Europian.
Por deputetet e mazhorances argumentuan se ligji jo vetem permbush cdo kerkese te kesaj marreveshjeje dhe nuk diskriminon prodhimin vendas, por ka qene vete Presidenti Bamir Topi, i cili, pak kohe me pare, ka dekretuar pa asnje kundershtim ligjin per dhenien me koncension te pullave fiskale. Kjo besohet se eshte seanca e fundit plenare deri ne 8 Maj, pasi deputetet jane te angazhuar me fushaten elektorale.
Top Channel