Jemen, Saleh: Largohem vetëm me zgjedhje
25/04/2011 21:00
Dhjetra mijëra persona zbritën sërish sot në sheshet e qyteteve të Jemenit për të kërkuar dorëheqjen e Ali Abdallah Saleh, por presidenti jemenas ka lëshuar një mesazh të qartë.
“Cdo tranzicion mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve, duke ndjekur rregullat kushtetuese. Pushteti nuk duhet t’u kalohet atyre që tentojnë grushtin e shtetit”, ka deklaruar Saleh.
Ndërkohë, të paktën dy manifestues mbetën të vrarë sot nga të shtënat e forcave të sigurisë gjatë protestave që po mbaheshin në qytetet Ib dhe Al Baidah, në jug të kryeqytetit Sana.
Top Channel