Jemen, qëllohen dhe vriten dy protestues

25/04/2011 15:30

Dy manifestues që protestonin në qytetet Ib dhe Al Baidah, përkatësisht
në jug dhe jug-lindje të kryeqytetit Sana, në Jemen, janë vrarë me armë
zjarri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat u referohen burimeve mjekësore dhe dëshmitarëve nga vendet e ngjarjeve.

Sipas burimeve, përleshje mes manifestuesve dhe forcave të sigurisë po zhvillohen edhe në zona të tjera të vendit.

Në Taiz, 250 persona, 50 prej të cilëve të plagosur, kanë marrë mjekim pasi ndaj tyre është qëlluar gaz lotësjellës, shtojnë më tej burimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA