Japoni, task forcë për të zhdukurit

25/04/2011 16:00

Qeveria japoneze ka zbritur në fushë një task forcë prej 25 mijë
personash për të kërkuar trupat e mijëra personave që rezultojnë të
humbur nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Lajmin e bën të ditur agjencia japoneze “Kyodonews”, e cila saktëson se qeveria ka caktuar gjithashtu grupe ekspertësh që do të hyjnë në centralin e Fukushimës.

Sipas burimit, ata do të ekzaminojnë gjendjen e qendrave të rritjes së gjedhëve përreth centralit, si dhe do të bëjnë seleksionimin e tyre.

Numri i viktimave të tërmetit dhe tsunamit të marsit është rreth 17 mijë, ndërkohë që rreth 12 mijë është numri i personave të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA