Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara refuzoi sot kërkesën për të përshpejtuar vendimin mbi reformën shëndetësore të presidentit Barack Obama.
Organi i drejtësisë refuzoi kërkesën e shtetit të Virxhinias për të organizuar një procedurë të rrallë për të anashkaluar procedurën normale të rrjedhjes së proceseve.
Vendimi i shumëpritur që lejon që ligji gjithëpërfshirës të vlerësohet më parë nga Gjykata e Apelit, sipas procesit normal, nxjerr jashtë loje cdo vlerësim të Gjykatës Supreme deri sa të hyjë në fuqi mandati i saj për periudhën 2011-2012, që fillon në tetor.
Analistët ligjorë dhe financiarë deklarojnë se një vendim i organit më të lartë gjyqësor mund të vijë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, në të cilat ligji i konsideruar si politik mund të përballet me kritika të reja nga republikanët dhe mund të dalë si një cështje madhore teksa Obama do të kërkojë mandatin e dytë.
Top Channel