Lëvizja “Zgjohu”, në adresë të Federatës Shqiptarë të Futbollit, ka dërguar një kërkesë me anë të së cilës kërkon që ndeshjet eliminatore të “EURO 2012” të zhvillohen në Shkup ose në Prishtinë.
“Lëvizja Zgjohu! është e gatshme të ndihmojë në përgatitjet e nevojshme për realizimin e kësaj iniciative dhe garanton stadium të mbushur përplot me tifozë shqiptarë nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova”, është thënë në komunikatë e lëvizjes “Zgjohu”.
Pak ditë më parë FSHF, ka hedhur idenë që një nga dy takimet e ardhshme të Shqipërisë, të vlefshme për evropianin e ardhshëm të luhen në Prishtinë, por një gjë e tillë ende nuk është e sigurt për faktin se stadiumi i Prishtinës, aktualisht nuk i plotëson kriteret e UEFA-së dhe FIFA-s.
Drejtuesit e FC Prishtina, kishin kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës, për të investuar në rregullimin e stadiumit, në mënyrë që të bëhet i gatshëm për takime ndërkombëtare.
Megjithatë ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë nëse do të mundësoj financimin ne renovimit të stadiumit të Prishtinës.
Një kërkesë e tillë ka ardhur pasi Federata e Futbolli të Shqipërisë, kishte kërkuar nga Kosova t’i mundësojë kuqezinjve të luajnë në kryeqytetin kosovar.
Top Channel