Pas deklarimit të zëdhënëses së fushatës së Lulzim Bashës, Anila Bisha,
për një lapsus nga noteri holandez, mbrëmjen e kaluar pati edhe një
reagim të dytë nga deputeti socialist Erjon Brace.
Sipas Braces, pyetjet e drejtuara ndaj Bashës nuk moren nje pergjigje te sinqerte por nje genjeshtër te aktruar. Brace tha se nga dokumentat e blerjes se shtepise ne Holande jane paguar 450 mije Gulden por shuma e deklarimit te pasurise eshte 510 mije Gulden duke kerkuar shpjegime per 60 mije Gulden e deklaruar me shume ne blerje.
“Nuk ka mundësi nuk mund të ndodhë që një noter të ketë përballë dy pasaporta të ndryshme dhe njërën ta quajë si amerikane dhe tjetrën si shqiptare. Nuk ndodh në dokumenta zyrtare të citimit të pasurisë që noteri të bëjë të tilla lapsuse kaq të rënda.Nëse ndodh dokumenti humb vlerën e tij juridike, sepse është i mbështetur në të dhëna të pavërteta. Në rastin më të keq rezulton se Basha ka fituar pronësi mbështetur në mashtrim, në të dhëna të pavërteta. Në rastin edhe më të keq sistemi holandez i noterisë qënkërka i hapur kundrejt mashtrimit”, thotë Brace.
Per te mesuar te verten rreth ketyre akuzave te renda per zotin Lulzim Basha Top Channel kerkoi te filmonte pasaporten shqiptare per te cilen zyra e shtypit e Bashes tha se do te na dergonte nje faksimile te saj. Kerkesa e Top Channel per te hedhur drite per kete ceshtje ende ka mbetur pa pergjigje.
Top Channel