Berisha: 6 herë më shumë investime”

25/04/2011 14:30

Kryeministri Sali Berisha e hapi javën e tretë elektorale në Fushë-Arrëz
dhe në Pukë, ku premtoi gjashtëfishimin e investimeve për  4 vitet e
ardhshme.

Vetem në Pukë, rreth te cilin e projektoi si nje nga trevat më të rëndësishme të turizimit malor, kryeministri tha se jane investuar ne 4 vjet 22 milionë dollarë në rruge, ujesjellesa, shkolla dhe sherbime te tjera publike. Kryeministri Berisha i cilesoi shqiptaret si arkitektet e vertete te ndryshimit te Shqiperise ne keto vitet e fundit.

“Qeveria ka bere reforme, por mbeshtetja juaj ka qene vendimtare, djersa dhe mundi juaj kane qene vendimtare. Ndaj ne kete rruge ka mundim, ka dinjitet, ka sukses, ka te ardhme”, tha Berisha.

Ndersa rruga e vetme e propozuar nga kundershtari  politik Edi Rama, per kryeministrin Berisha ka vetem nje domethenie.

“Votojnë çdo gjë, kundër interesit tuaj, të votojnë kundër rritjes së rrogave, të votojnë kundër rritjes së pensioneve, të votojnë kundër ndërtimit të rrugës së kombit, të bëjnë gjithçka për të bllokuar anëtarësimit në NATO, të votojnë kundër çdo ligji për heqjen e vizave. të votojë kundër amnistisë së bizneseve, të votojnë kundër faljeve të detyrimeve të energjisë dhe ujit për shtresat në nevojë. Në fakt, emrin e ka gjetur tamam, se rrugë më të vetme se kjo nuk ka dhe nuk mund të bëhet, se ai në këtë ai ka bindje absolute se duke ju bllokuar ju do të mund të realizojë ëndrrën e tij të artë, karrigen e kryeministrit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te bashkohen me aleancen per qytetarin, duke braktisur, sic tha ai ne shtepine e harreses, rrugen e vetmise se Edi Rames.

“Mëkatet e tij nuk i lan as Drini,por le t’i mbajë për vete, se unë do të merrem me ju, me hallet tuaja, me problemet tuaja, me besimin tek ju, me punën tuaj. Për mua, për Aleancën për qytetarin, ju jeni të parët”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA