Autobusë të rinj në Tiranë

25/04/2011 15:30

13 autobusë te rinj me kilometrazh zero janë vënë në dispozicion të
qytetarëve që përdorin transportin publik për linjat  Laprake –Qendër
dhe Tufinë-Qendër.

Kryetari i bashksie se Tiranes Edi Rama tha se vetem vota ne 8 maj do te mundesojë autobusë të rinj per banoret qe shfrytezojne linjen Kinostudio- Kombinat, pasi me qellim keshilli bashkiak ka bllokuar miratimin e projektit per kete linje per shkaktuar pakenaqesi tek qytetaret.

“Dy linja të tjera që plotësohen me autobusë me kilometër zero të standarteve të BE-së, në funksion të atij transformimi rrënjësor që e kemi premtuar”, tha Rama.

Kryebashkiaku u shpreh se po realizohet prmetimi per transportin publik ku do te kete 88 korsi te dedikuara per autobuse dhe 54 per bicikleta bashke me realizmin e ‘Tram Tirana’ duke i nxitur qytetaret qe te shfrytezojne transportin publik nepermjt rritjes se cilesise.

Nderkohe gjate dites se sotme dy drejtuesit e bashkise se Tiranes, Albana Dhimtri dhe Dritan Agolli ka prezantuar 4 unazat e kryeqytetit si veprat me te rendesishme te infrastruktures rrugore per zhvillimin e qendrueshem te qytetit,ekonomise dhe punesimit. Ata kane shprehur ne detaje cfare eshte bere me unazen e vogel, unazen e ndermjetme, unazen ekzistuese dhe unazen  e madhe.

Segmente te vecanta te unazave si ajo prane INSIG-ut apo te tjera jane bllokuar nga qeveria per shkak te shpronesimeve. Projekti “Unazat e Tiranes” do te kryhen ne 4 faza, te cilat shoqerohen nga ndertimi i zonave dhe poleve te reja ekonomike,akademike te siperfaqeve te gjelbra dhe argetimit ne Tirane. Sipas Agollit dhe Dhimitrit ato synojne punesimin dhe mireqenien, pasi deri ne 2020 parashikohet te hapen 200 mije vende pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA