Afganistan, arratisje masive e të burgosurve
25/04/2011 08:10
Rreth 500 të burgosur, shumica prej tyre talebanë, janë arratisur nga burgu i Kandaharit, në jug të Afganistanit, nëpërmjet një tuneli të gjatë qindra metra.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i burgut.
“Një tunel i gjatë qindra metra është ndërtuar nga brenda burgut dhe 476 të burgosur politikë janë arratisur”, ka deklaruar drejtori i burgut.
Nga burgu i Kandaharit janë arratisur edhe 1 mijë persona të tjerë në 13 qershor të vitit 2008, pas një sulmi të një komandanti taleban.
Top Channel