Çamët refuzohen në Kakavi

24/04/2011 19:45

Një 71 vjecare, vendlindja e se cilës është Çamëria është refuzuar të hyjë në shtetin grek në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sulltane Novruzi ka paraqitur në doganën greke pasaportën biometrike ku shkruhej vendlindja e saj Çamëri, por punonjësit grekë të doganës nuk ja kanë njohur dokumentat, edhe pse ajo ka paraqitur edhe dokumenta amerikane Green Card.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe disa javë më parë kur një cift të moshuarish nga Vlora u refuzuan të kalojnë kufirin në Greqi. Ata u kthyen sapo punonjësit grekë të pikës së kalimit kufitar panë se në dokumentat e tyre shkruhej që vendlindja ishte Çamëria.

Në lidhje me këtë incident të përsëritur reagoi edhe PDIU.

“Ne shpresojmë që këto incidente të mos jenë një politikë shtetërore e vendit fqinj për të mos lejuar të vizitojnë shtetin grek të gjithë ata shqiptarë që kanë lindur në Çamëri dhe që janë dëbuar me anë të genocidit dhe të pastrimit etnik”, deklaroi Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta