SHBA-Kinë, bisedime për të drejtat e njeriut
22/04/2011 09:45
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë do të zhvillojnë bisedime për të drejtat e njeriut javën e ardhshme.
Bisedimet do të përqendrohen në vendimet gjyqësore, arrestimet, lirinë e shprehjes dhe lirinë fetare dhe për të drejtat e punësimit.
Lajmin e bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasada amerikane në Pekin. Takimet do të zhvillohen në Pekin në 27 dhe 28 prill dhe delegacioni amerikan do të drejtohet nga zëvendëssekretari për të drejtat e njeriut Michael Posner.
Top Channel