Libi, senatori McCain në Bengasi

22/04/2011 15:10

Senatori amerikan John Mccain ka mbërritur sot në Bengasi për një vizitë surprizë në fortesën e kryengritësve libianë.

Ish kandidati republikan në presidencën e 2008-s ka mbërritur në qendrën e qytetit i pritur nga dhjetra manifestues që thërrisnin: “Libia e lirë”, “Gheddafi largohu”, “Faleminderit Amerikë” dhe “Faleminderit Obama”.

Gjatë ditës është parashikuar një takim me drejtues të Këshillit Nacional të Tranzicionit, organi i qeverisë së rebelëve.

Top Channel