Inter-Tevez, arrihet marrëveshja

22/04/2011 15:20

Interi ka përfunduar gjysmën e punës.

Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me Carlos Tevez për transferimin e tij sezonin e ardhshëm në klubin e Serisë A.

Tashmë mungon vetëm që të bindet Manchester City, klubi në të cilin luan aktualisht sulmuesi argjentinas dhe kjo mund të jetë pjesa më e vështirë.

Sipas Corriere dello Sport, Inter i ka ofruar futbollistit një kontratë 5-vjeçare me 7 milionë euro në sezon dhe prokuratori i tij ka pranuar.

Manchester City e vlerëson Tevez 40-45 milionë euro, por Inter shpreson që të mbyllë operacionin për 30 milionë euro. Pra, 10 milionë euro ndajnë Inter nga Tevez.

Top Channel