Rusi, rrëmbehet i biri i miliarderit

21/04/2011 19:10

Ivan Kasperski, 20 vjec, i biri i Ievgheni Kasperski, themeluesi i laboratorit me të njëjtin emër në sektorin e sigurisë informatike, është rrëmbyer.

Sipas agjencive të lajmeve ruse, pengmarrësit kanë kërkuar tashmë një shumë prej 3 milionë dollarësh për lirimin e tij.

Sipas burimeve, me cështjen po merren jo vetëm shërbimet sekrete, FSB, por edhe policia.

I riu është në vitin e katërt të Fakultetit të Matematikës dhe Kibernetikës në Moskë dhe u rrëmbye teksa shkonte në punë.

I ati, i kthyer në Rusi nga Londra sapo ka marrë lajmin, është një nga personat më të pasur të Rusisë. Sipas “Forbes”, ai zë vendin e 125-të në renditjen botërore, me një pasuri prej 800 milionë dollarësh.

Top Channel